Shtohen shpresat për kurimin e sëmundjes HIV

Mjekët përdorën metodën e transplantit të palcës kurrizore për të shpëtuar një pacient me HIV.

Rezultati ishte mahnitës: personi i cili nuk ka dashur të identifikohet dhe njihet vetëm si “pacienti nga Londra” jep shenja të remisionit të virusit në organizëm, duke u bërë i dyti person në botë të cilit i ndodh një gjë e tillë.

Në mbarë globin janë 37 milionë persona të infektuar aktualisht nga virusi fatal. Trajtimi dhe rezultati i tij u publikuan në revistën ndërkombëtare shkencore “Nature” dhe pritet të njoftohen zyrtarisht në konferencën mjekësore në Seattle që mbahet tani shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët përdorën të njëjtën metodë që u aplikua me sukses mbi një pacient të prekur nga HIV-i në vitin 2007; me arritjen e fundit ata treguan se rasti i Berlinit nuk ishte thjesht një anomali, por se trajtimi funksionon. Në të dy rastet, pacientët kanë marrë qeliza staminale nga palca kurrizore e donatorëve që kanë një mutacion gjenetik, i njohur si CCR5, i cili i bën rezistent ndaj HIV-it.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zëvendësimi i qelizave të pacientit të infektuar me ato që kanë pësuar mutacion e mban larg virusin pas trajtimit. Por, pavarësisht optimizmit, mjekët u treguan sidoqoftë të kujdesshëm, duke thënë se është ende herët për të pretenduar se personi është shëruar përfundimisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?