FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shtohen të rinjtë me probleme kardiake, mjekja tregon shkaqet

Konsumimi i pijeve energjike, kafesë, por edhe qëndrimi zgjuar në orët e vona, ndikojnë në shëndetin e zemrës. Mjekja kardiologe Manjola Lika, thotë se ky stil jetese i të rinjve po i bën ata të kenë çrregullim të ritmit të zemrës apo takikardi.

“Vitet e fundit është vënë re një shtim në frekuencë të rasteve që paraqiten te kardiologu. 20-30 vjeçarët shpesh ankohen për çrregullime të ritmit të zemrës, konsumimi i tepërt i kafeve, çajit jeshil, pijet energjike, konsumimi i substancave narkotike, ndikojnë tek ky ritëm i shpeshtë”.

Fatmirësisht këto probleme sipas mjekes janë të trajtueshme nëse ndryshon stili i jetesës dhe kapen në kohë. Në të kundërt mund të bartin pasoja të mëdha. Mjekët rekomandojnë që të bëhet kujdes me ushqyerjen, për të ndihmuar zemrën që të punojë normalisht. Për ta konsumimi i një vakti veç një herë në ditë, shkakton fryrje stomaku tek disa njerëz duke u pasur me një ritëm të shpeshtë të zemrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?