Si funksionojnë bakteret e gojës si agjend mbrojtës nga disa kancere
Një lloj i zakonshëm i baktereve është gjetur që bën disa kancere që të eliminohen, kanë zbuluar shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar.
Studiuesit thanë se ishin “të befasuar plotësisht” kur zbuluan se fusobacterium – një bakter që zakonisht gjendet në gojë – duket se ka aftësinë të vrasë disa lloje kanceri.
Sipas një studimi të ri, njerëzit, kanceri i kokës dhe qafës së të cilëve u zbulua se e kishin këtë bakter brenda kancerit të tyre, gjithashtu është zbuluar se kanë “rezultate shumë më të mira”.
Mekanizmat e saktë biologjikë po studiohen me kujdes nga studiuesit në Guy’s and St Thomas’ dhe King’s College në Londër, pasi ata bënë gjetjen fillestare.
Studimi i tyre i ri, i kryer në bashkëpunim me një ekip ndërkombëtar studiuesish, përdori një sërë metodash të ndryshme për të studiuar lidhjen.
Shkencëtarët përdorën modelimin për të ndihmuar në identifikimin e baktereve që mund të jenë me interes për të hetuar më tej.
Më pas ata studiuan efektin e baktereve në qelizat kancerogjene në një laborator dhe gjithashtu kryen një analizë mbi të dhënat e 155 pacientëve me kancer të kokës dhe qafës, informacioni i tumorit të të cilëve ishte dorëzuar në bazën e të dhënave ”Cancer Genome Atlas”.
Akademikët fillimisht prisnin një rezultat krejtësisht të ndryshëm pasi kërkimet e mëparshme kanë lidhur fusobacterium me përparimin e kancerit të zorrëve.
Në studimet laboratorike, studiuesit vendosën sasi të baktereve në enët ”petri” dhe i lanë për disa ditë.
Kur u kthyen për të inspektuar efektin e baktereve në kancer, ata zbuluan se kanceri pothuajse ishte zhdukur.
Ata zbuluan se kishte një reduktim prej 70 deri në 99% në numrin e qelizave kancerogjene të qëndrueshme në qelizat e kancerit të kokës dhe qafës pasi u infektuan me fusobacterium.
Dhe analiza e të dhënave të pacientëve zbuloi se ata me baktere fusobacterium brenda kancerit të tyre kishin shanse më të mira të mbijetesës në krahasim me ata që nuk e kishin.
Studiuesit shpresojnë se zbulimi mund të ndihmojë në drejtimin e trajtimit për pacientët me kancer të kokës dhe qafës – që përfshijnë kancerin e gojës, fytit, kordave të zërit, hundës dhe sinuseve.
Ekspertët thanë se ka pasur pak përparime terapeutike në kancerin e kokës dhe qafës në 20 vitet e fundit, kështu që shpresohet se zbulimi mund të çojë potencialisht në trajtime të reja në të ardhmen.
“Në thelb, ne zbuluam se kur i gjeni këto baktere brenda kancerit të kokës dhe qafës, ato kanë rezultate shumë më të mira. Gjëja tjetër që gjetëm është se, në kulturat qelizore, ky bakter është i aftë të vrasë kancerin”, tha shkencëtari Miguel Reis Ferreira./ a.jor. ATSH