Si largohet era e keqe e hudhrës dhe qepës?

Siç e dimë, qepët dhe hudhrat janë përbërësit kyç në pjatat tona. E gjithë bota i përdor këto dy ingredientë, pasi janë shumë të dobishme për shëndetin e njeriut. Hudhra ndihmon  për të ulur rrezikun  e sëmundjes së kancerit, ndërsa qepa ndihmon për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Pra përfitimet janë të shumta. Por lind pyetja pse njerëzit e shmangin përdorimin e tyre? Era e keqe. Më poshtë, janë disa mënyra sesi  mund t’i konsumojmë këto produkte dhe më pas ta eleminojmë atë:

1. Konsumo mente ose ushqime me mente që të freskosh erën e gojës. Çamçakëzat me kanellë, ose mentet ndihmojnë shumë.

2. Mbusheni një lugë me mustardë dhe përhapeni atë nëpër gojë. Prit një minutë përpara se ta nxjerrësh sërish. Herën e dytë mbushe lugën përgjysmë dhe përtype që të arrijë deri në stomak dhe të eliminohet era nga origjina.

3. Konsumo shumë lëngje. Çaji i gjelbër, limonata dhe uji ndihmojnë për të eliminuar erërat e këqija nga goja.

4. Laj dhëmbët pasi ha qepë, ose hudhra përreth 2 minuta.

SHKARKO APP