Si mund të keni një lëkurë perfekte

Të mos pihet duhani, të ushqehemi në mënyrën e duhur, të bëjmë stërvitje, dhe të flemë mjaftueshëm, ushqimi i duhur ndihmon për të kontrolluar plakjen e lëkurës dhe për të parandaluar rrudhat. Këto janë disa këshilla për një lëkurë të shëndetshme dhe të mirë.

Mëngjesi

Mëngjesi  është një burim i energjisë për trupin, por edhe një përqendrim i substancave të dobishme për qëndrueshmërinë e lëkurës: vitamina, enzima, acide yndyrore të pangopura, aktivë antioksidantë, janë në mesin e përbërësve kryesorë të recetave të bukurisë .

Kafja

Kafja rrit shpejtësinë e fluksit të gjakut, për shkak të përbërësit të saj kryesor, kafeinës. Por nga kafeina përfitojnë edhe ata që vuajnë nga celuliti, sepse ajo përshpejton thithjen e yndyrës.

Frutat

Ajo është quajtur themelore: Manaferrat, pjepri dhe mango përmbajnë vitaminë A. Vitaminat A dhe C, të cilat janë ideale për lëkurën karakterizojnë boronicën. Sa për mollën, fruta që frymëzoi thënien e famshme “Një mollë në ditë mban mjekun larg”, është e pasur me vitamina A dhe C, si dhe kripëra minerale.

Mjalti

I pasur me sheqer diabetik natyror dhe me vitamina, aminoacide, minerale: mjalti i jep një shije të veçantë  mëngjesit dhe gjithashtu e bën atë tërheqës.

SHKARKO APP