Si mund të trajtohet dhe parandalohet myku i lëkurës?

Mykozat në përgjithësi janë sëmundjet më të shpeshta ngjitëse dhe të përhapura në mbarë botën, që shkaktohen nga  kërpurdhat, mykrat parazitare. Depërtimi i tyre në thellësi të lëkurës pengon luspimin e saj dhe lagështira e lëkurës favorizon përhapjen dhe zhvillimin e mykut. Lidhur me infeskionet mykotike, Dermatologe Blerta Gjoni rrëfen shkkatarët e mykut, si dhe mënyrat e trajtimit mbi këtë sëmundje e cila më së shumti përhapet në stinën e verës.

Sipas Dr. Gjoni ka disa tipe të shkaktarëve të mykut, ku disa infektohen nga njeriu tek njeriu ndërsa disa tipe të tjerë shkaktarësh ndodhen ose parazitojnë në kafshë shtëpiake ose në ato të egra.

Duhet të dini se kafshët shtëpiake, si macja, qeni, lopa dhe viçi nëse lëkurën e tyre e kanë të infektuar me myk bëjnë që kryesisht myku të përhapet tek fëmijët dhe gratë që merren me kafshët. Myku i lëkurës prek të gjithë zonat e trupit, si në pjesën e kokës, pjesën e trupit dhe pjesën e fytyrës. Infeksionet mykotike  mund te formohen ne zona te ndryshme te  trupit.

Kandidoza është një infeksion që në shumicën e  rasteve shoqërohet me Candida albicans dhe gjendet në pjesët me pala të trupit. Përdorimi i antibiotikëve, kortikosteroideve dhe të imunosupresorëve për një kohë të gjatë tek pacientët i  predispozon për shfaqjen e  kandidas.

Onichomycosis (myku i thoit), gjendet më shumë në mosha të  vjetra sesa tek të rinjtë dhe më shumë në meshkuj sesa në femra. Me rritjen e moshës prania e sëmundjes së diabetit mellitus, historitë familjare për onychomycosis, prania edhe e sëmundjes së psoriasis, mjekimet me imunosupresive dhe sëmundjet periferike vaskulare janë shkaqet më të shumta ku shfaqet onycomycosa. Onycomycosa manifestohet  me thonj të bardha, të trasha të shoqëruar me ç’ngjyrosje dhe hiperkeratose subunguale.

Por si mund të trajtohet dhe parandalohet myku i lëkurës?

Trajtime të nevojshme ekzistojnë e mund të trajtohet me antimykotikë të ndryshem. Për mjekimin e tyre është e rëndësishme të theksojmë vizitën që pacientet duhet të kryejnë tek mjeku dermatolog. Në vizitën që kryen ndaj pacientit që diagnostikohet me infeksion mykotik, mjeku dermatolog  e shikon të arsyeshme të këshillojë edhe për mënyrën e parandalimit të përhapjes së infeksionit mykotik, ku shkaktarët siç e përmendëm mund të jenë, si nga kafshët shtëpiake apo nga njeriu i infektuar me myk. Dermatologia Gjoni thekson se kombinimet e trajtimit oral me topikal ose oral / topikal me kirurgji duhet të shoqërohet me  rezultatet e vlerësuara sipas ritmit të sëmundjes./

SHKARKO APP