Si mund të zhdukni dhimbjen e shpinës

Në kohën e tashme pothuajse nuk ka person që nuk ankohet për dhembje të shpinës. Me të njëjtin problem është përballur gjatë një shou moderatori dhe themeluesi i sajtit “elephantjournal.com”, Waylon Lewis, mirëpo ai me ndihmën e një truku të vogël ka arritur të zgjidhë këtë problem për gjithë kohën.

Tani po na e zbulon edhe neve.

Tashmë me vite çdo ditë punoj në kompjuter. Gjatë punës në laptop, supet dhe qafa ime, me kalimin e orëve, ngrihen dhe ngrihen gjithnjë derisa fillojnë të ndihen si T-reksi, por pa dhëmbë të mëdhenj. Me gjithë supet e tij të mbledhura dhe me duart e vogla. Kjo shkaktonte dhembje!

Swiss Digital Desktop Reklama

Joga, shëtitja në male, vozitja e biçikletës, shtrirjet… akupunktura – të gjitha kanë ndihmuar nga pak, por jo mjaftueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe pastaj, miku im Jean më pati thënë ashtu pa dashur të më obligojë, diçka që më ka rilindur.

– Mbështille në formë cilindri një peshqir, fuqishëm, por jo tepër. Si një cilindër i madh i bërë nga peshqiri. Dhe fli mbi të – më tha Jean.

– Qoftë të shtrihem në shpinë apo anash, peshqirin e vë mbi supe, saktësisht nën kafkë. Kjo pengon kokën dhe supet e mia që të bashkohen njëkohësisht. Tani, fle si qengji, që fle aq mirë dhe ngrihet në mëngjes si luan, i gatshëm të mposhtë tërë botën./telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?