Si mund t’ju dëmtojë mungesa e një gjumi të mirë

 

Nga Napoleon Bonaparte dhe Margaret Thatcher, tek themeluesi i Twitter Jack Dorsey dhe CEO i Yahoo Marissa Mayer, shumë liderë të suksesshëm deklarojnë se ju duhen vetëm 4-5 orë gjumë. Ata në fakt janë ndryshe nga të gjithë ne që mendojmë se duhen 8 orë gjumë gjatë natës. 

 

Për shumicën e njerëzve duke përfshirë edhe shumë CEO apo liderë botërore, ky nuk është rasti sipas Tara Swart, një neuroshkencëtare ndërkombëtare . Të humbësh një natë gjumë, ka shumë efekte në performancën tonë.

“Një apo dy përqind e popullsisë mund të mbijetojnë me 4 orë gjumë në natë” thotë ajo “por 7-8 onë janë optimale për të gjithë.

Sekreti i suksesit, a është i lidhur me faktin sesa mirë flemë natën?

“Ka një ndërthurje të fortë mes një shlodhjeje të mirë dhe lidershipit” sipas Jessica Payne, një profesore e asociuar dhe drejtore e Sleep Stress. “Shumica e njerëzve kanë nevojë për 7 deri në 9 orë gjumë dhe pjesa më e madhe e njerëzve nuk e arrijnë dot këtë” thotë ajo. Eshtë shumë e rëndësishme, njëlloj si dieta dhe ushtrimet, shton Payne.

Dëmtimi afatgjatë

Mungesa e një gjumi të rehatshëm mund të na shkaktojë shumë probleme. Dhe kjo vjen pas vitesh që bën të njëjtën jetë, thotë Payne. Ka probleme me kujtesën, me vendimmarrjen, mungesë krijimi dhe emocione personale që dëmtohen nga mungesa e gjumit, sipas Payne.

Mundësia sociale dhe stabiliteti emocional janë të lidhur me gjumin, dhe një deficit në gjumë mund të jetë një problem i madh për lidershipin” thotë Payne. Mungesa e tij na irriton, thotë ajo, dhe shumë prej nesh nuk e kuptojmë sesi çelësi i gjumit rregullon emocionet tona dhe ndërvepron si me vendin e punës, ashtu edhe me shtëpinë.

Çfarë rekomandojnë ekspertët për të kapërcyer ndryshimet me gjumin për liderët? Profesorët e kësaj shkence, japin shumë ushtrime dhe praktika për drejtues të suksesshëm të kompanive të ndryshme dhe liderët.

Swart thotë se ajo përdor teknika të ndryshme, duke përfshirë një ditar ushqimi, apo një pyetësor që hedh dritë në shëndetin fizik, shpirtëror dhe mendor për secilin nga personazhet.

Një gjumë i pushtetshëm

Të gjithë e kanë dëgjuar termin “gjumë të pushtetshëm” por shumë pak kuptojnë që është i vërtetë. Profesorët sugjerojnë se “të marrësh një sy gjumë” është hapi më i rëndësishëm it ë qenit një individ i suksesshëm apo lider. Trajnimi i mendjes, se kur është koha e gjumit apo meditimit, do të ndihmojë në uljen e stresit. “Këto janë kufijtë e rinj” thonë profesorët. 

SHKARKO APP