Si ndikojnë komplimentet në trurin e njeriut?!

A e keni ditur se komplimentet, fjalët e bukura dhe lëvdatat stimulojnë trurin?

Ai i përjeton si shpërblim kështu që njerëzit e komplimentuar mundohen edhe më shumë. Rritet edhe vetëbesimi dhe puna bëhet edhe më e mirë.

Lëvdatat janë të mirëseardhura edhe në dashuri, punë edhe në mes miqve, pohojnë shkencëtarët e Institutit shkencor nacional japonez. Ata kanë dëshmuar se si truri fjalët e bukura dhe lëvdatat i sheh si shpërblim shoqëror dhe reagon në mënyrë të ngjashme sikur të kishim marrë dhuratë me të holla, shkruan “Daily Mail”.

Ata kanë vëzhguar grupin prej 47 të anketuarve të cilët kanë kryer detyra në kompjuter dhe kanë zbuluar që ata të cilët kanë marrë komplimente për punën kryer, detyrat e ardhshme i kanë kryer edhe më mirë dhe me motivim më të madh. Ata të cilët nuk kanë marrë komplimente për punë e tyre detyrat i kanë kryer në nivel të njëjtë si më herët.

Kjo vërteton piramidën e nevojave të psikologut të famshëm Abraham Maslow. Sipas saj, vetëbesimi që bazohet në shpërblimet dhe avancimet është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë njerëzit. Ai është faktori kyç në jetë, ndërsa arrihet përmes punës, hobit ose çfarëdolloj veprimi tjetër. Punën tonë të mirë e njohim edhe vetë ne, por e njeh në radhë të parë mjedisi i cili me lëvdatat e veta ngrit vetëbesimin tonë, ka thënë Maslow.

Njerëzit të cilët nuk kanë vetëbesim ndihen më të paaftë dhe për këtë arsye nuk kanë as motiv për punë, ndërsa komplimentet janë ilaçi i duhur për vetëbesim të ulët, kanë shpjeguar shkencëtarët japonezë.

SHKARKO APP