Si ndikon Facebook në trurin e fëmijëve?

Disa hulumtues kanë bërë studime për të parë se si ndikon Facebook në gjendjen emocionale, fizike dhe psikologjike te fëmijët.

Rrjeti social Facebook, i cili nuk ka shumë vite që është krijuar, tani veçse e ka pushtuar tërë globin dhe është rrjeti social më i famshëm në të gjithë botën.

Këto janë të mirat që Facebook sjell te fëmijët:

– Te fëmijët që kanë probleme shoqërore, Facebook mund t’i ndihmojë ata të mësohen se si të shoqërohen

– Facebook e rrit vetëbesimin te fëmijët

Këto janë të këqijat që Facebook i sjell te fëmijët:

– Facebook e ushqen narcicizmin

– Në disa raste edhe e ul vetëbesimin te fëmijët

– Adoleshentët që kalojnë shumë kohë në Facebook shfaqin shenja të çrregullimeve tjera psikologjike

– Facebook nuk i përgatit fëmijët për bisedat në jetën e vërtetë

– Rrjeti social i bën fëmijët të vuajnë nga depresioni

– Facebook të bën vartës

– Të humb përqendrimin nga gjërat e tjera.

SHKARKO APP