Si ndikon ndryshimi i stinëve në trupin dhe trurin e njeriut

Studiuesit pranojnë që një sërë ndryshimesh ndodhin në trupin e njeriut me ndërrimin e stinëve, ndryshime që ndihen kryesisht me ardhjen e pranverës, më 21 mars. Kjo pasi rritja e rrezatimit dhe ngrohtësisë së diellit ka një efekt të madh mbi trupin dhe trurin e njeriut. Ato ndikojnë në prodhimin e hormoneve të caktuara si melatonina, që ka efekt të drejtëpërdrejtë në emocionet tona, dhe në hapjen e oreksit.

Ndryshimet stinore ndikojnë gjithashtu në ritmin biologjik të organizmit të njeriut. Ato shoqërohen me rritje të temperaturave, zgjatjen e ditës dhe ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit. Trupit të njeriut i duhet kohë për t’u përshtatur me këto ndryshime.

Kjo është arsyeja pse disa njerëz me ardhjen e pranverës ankohen shpesh për lodhje të tepruar. Kjo lloj simptome ka të bëjë me atë që quhet lodhja e pranverës. Kjo lodhje shoqërohet me çrregullime të gjumit, humbje të motivimit dhe mërzi. Megjithatë sipas mjekëve lodhja e pranverës është e butë dhe shpesh jetëshkurtër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shenjat e mësipërme janë më të theksuara në persona që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, organizmi i të cilëve jo gjithnjë i përballon aq lehtë. Në fakt kjo shihet si një periudhë tranzicioni me të cilën i gjithë organizmi i njeriut bën përpjekje për t’u ambientuar me stinën që vjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?