Si ndikon ushqimi i festave në mendje dhe në trup

Vendet ndryshojnë në traditat e vakteve të Krishtlindjeve.

Polakët preferojnë peshkun. Një tavolinë suedeze e Krishtlindjeve mbushet me një shumëllojshmëri. Por vakti që shërbehet në shumicën e tavolinave britanike më 25 dhjetor mban kampion dhe është traditë e vjetër, që nga koha e viktorianëve.

Një vakt i mirë ka një ndikim pozitiv në humorin e njeriut. Kënaqësia është e menjëhershme. Proteinat e kafshëve, si pula e pjekur, mishrat ose peshku, përmbajnë të gjitha aminoacidet që trupi ka nevojë, duke përfshirë shumë prej tyre që ai nuk mund t’i prodhojë vet. Tyrozina dhe triptofani nevojiten për prodhimin, përkatësisht, të dopaminës, një neurotransmetues që kontrollon ndjenjat e kënaqësisë dhe shpërblimit, dhe serotoninës, një tjetër i tillë, që ndihmon në rregullimin e humorit.
Tërshëra përmban folatinë, një vitaminë pa të cilën truri nuk mund të funksionojë mirë. Boronicat janë të pasura në vitaminë C, e cila midis të tjerave, kontribuon në shndërrimin e dopaminës në noradrenalinë, një neurotransmetues tjetër, mungesa e së cilit duket të jetë e lidhur me depresionin.

Me sëmundjet mendore në rritje, një numër gjithnjë në rritje i shkencëtarëve po hetojnë se si ushqimi mund të ndikojë në mendje.

Truri, duke qenë organi më i kompleksuar dhe me kërkesat më të larta të energjisë në trup, ka nevojë të specializuar ushqimore.

Truri i një njeriu të rritur, që llogaritet rreth 2% të masës së trupit, përdor 20% të energjisë metabolike të tij. Një sërë vitaminash dhe minerale janë të nevojshme për ta mbajtur atë në funksion. Edhe në një seksion të vogël të rrugëve metabolike të trurit, nevojiten shumë nutrientë esencialë. Vetëm konvertimi i triptofanit në serotoninë kërkon vitaminën B6, hekurin, fosforin dhe kalciumin.

SHKARKO APP