Si shmangen ushqimet që u shëndoshin gjatë këtyre ditëve
Të imagjinosh se je duke ngrënë diçka të shijshme bën që të ulet ndjenja e urisë dhe ndiesh i ngopur. Kështu, ke më pak dëshirë për ushqim të vërtetë. Pra, për të humbur peshë nuk është e thënë të vihesh në dietë, por të imagjinosh sikur e bën këtë. Ky është rezultati i një studimi të fundit në “Carnegie Mellon University” në Pittsburgh (Pensilvani – Shtetet e Bashkuara të Amerikës) drejtuar nga Dr. Carey Morewedge dhe botuar në prestigjioze multinacionale "Science", i cili ka treguar se duke menduar intensivisht për ushqimin e preferuar të ndihmon të hash më pak. Për të provuar këtë, dijetarët kanë kryer eksperimente mbi disa vullnetarë: një grupi i është kërkuar thjesht të vendosnin disa monedha në një makinë larëse, grupit të dytë sikur imagjinonte se po vendoste monedha në një makinë larëse dhe në të njëjtën kohë sikur hanin tre karamele me çokollatë, ndërsa grupi i fundit duhet të imagjinonte se vendoste 3 monedha në një lavatriçe dhe të hanin më shumë se 30 karamele me çokollatë. Së fundi, atyre u është dhënë një kupë plot me karamele. Ata që kishin imagjinuar se hanin 30 ose 33 karamele me çokollatë kanë ngrënë një numër shumë të vogël në krahasim me ata që kishin imagjinuar të kundërtën, duke mbushur makinën larëse dhe duke marrë pak karamele. Megjithatë, specifikon mjekja, ky lloj truku funksionin vetëm me ushqim të imagjinuar: dhe në qoftë se ju mendoni për karamele, nuk ju kalon dëshira për të ngrënë makarona. Studiuesja shpjegon, se ky është një lloj "mashtrimi" për të gënjyer veten dhe për të shmangur atë që të hahet shumë.