Si ta dalloni cilësinë e vajit të ullirit?

Vaji i ullirit është një nga mrekullitë e natyrës dhe është një ndër ilaçet natyrore më të përdorura.

Por cilësia e tij bën diferencën në efektet që jep në shëndetin tonë.

Ndaj para se të blini vaj ulliri kini parasysh këto këshilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paketimi

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është një pikë shumë e rëndësishme për të treguar cilësinë e vajit. Vaji i ullirit i një cilësie të lartë duhet të paketohet në shishe qelqi të errët ose në kuti teneqeje. Kjo për arsyen se vajit të ullirit nuk duhet t’i bie drita sepse e humbet cilësinë e tij. Vaji i ullirit në shishe plastike nuk mund të jetë vaj i një cilësie të mirë.

Aroma

Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka aromë të fortë dhe karakteristike ullinjsh. Sa më e fortë të jetë shija e vajit të ullirit aq më të shumta janë përfitimet që sjell ai.

Ngjyra

Vaji i ullirit ekstra i virgjër duhet të ketë ngjyrë jeshile të fortë. Ngjyra e fortë tregon përmbajtje të lartë klorofili dhe antioksidantësh. Nëse ngjyra e vajit të ullirit është e zbehtë apo e ngjashme me atë të vajrave të tjerë tregon se ky vaj është holluar me vajra të tjerë, megjithëse jo në të gjitha rastet ndodh kjo gjë.

Procesi i përpunimit:

Është një pikë shumë e rëndësishme për të treguar se çfarë cilësie ka ky vaj. Procesi i përpunimit ndikon në 60% të vajit. Aciditeti i vajit duhet të jetë i ulët, por vaji i ullirit që ka shihe pak të hidhur dhe djegëse është më i miri për të trajtuar një sërë sëmundjesh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?