Si ta njihni vajin nëse shkakton lehtë kancer

Gjatë ka mbizotëruar miti që në vaj ulliri nuk bën as të zihet, as të skuqet. Duhet të dini që ai ka pikën e tymosjes në 210 gradë celsius dhe është i përshtatshëm edhe për fërgim të patateve në tavë.

Raftet plot me vaj në dyqane na befasojnë me llojshmërinë e ofertave, ndërkaq dr. Mehmet Oz tërheq vërejtjen që do të duhej t’i provonim të gjitha, mirëpo me atë rast duhet pasur kujdes që vajrat kanë kalori dhe ndonjërin nuk duhet ngrohur tepër shumë, transmeton Telegrafi.

Nëse vaji bën tym, kjo do të thotë që ka filluar të oksidojë dhe që bëhet kanceroz, tërheq vërejtjen dr. Hehmet Oz dhe shton që me atë rast krijon një sërë bashkimesh të dëmshme.

Prandaj, patjetër duhet të mësoni se cilat vajra t’i zgjidhni për gatimin e ushqimeve të preferuara. Për zierje gjithmonë zgjidhni vaj me pikën e lartë të tymosjes, këshillon mjeku i famshëm.

Pika e tymosjes varet nga lloji i vajit. Vaji i arrave, për shembull, fillon të tymosë sapo arrin temperaturën mbi 160 gradë celsius, ndërsa vaji i farave të rrushit i qëndron shkëlqyeshëm madje deri në 260 gradë celsius.

Vaji i ullirit ka pikën e tymosjes në 210 gradë e është i përshtatshëm edhe për fërgimin e patateve në tavë (vaji me atë rast arrin temperaturën prej rreth 180 gradë celsius).

Vajrat të pasura me yndyra shumë të pangopura, siç janë vaji i misrit, i sojës, i lulediellit dhe vajrat e tjera të farërave, kur ngrohen lirojnë bashkime të dëmshme të quajtura HNE.

Dr. Oz thekson që nuk e ka për qëllim të frikësojë askënd, sepse trupi ynë ka aftësi impresionuese që të mbrohet nga bashkimet e dëmshme të cilave është e pamundshme në tërësi t’u shmangemi.

Mirëpo, mund të zvogëlojmë ekspozimin ndaj helmeve kudo që mundemi, ndërsa njëra ndër mënyrat është t’i shmangemi zierjes me vajra shumë të pangopshme, siç janë vajrat e misrit, sojës dhe ato bimore.

Shprehia tjetër të cilën duhet eliminuar është që të hidhni poshtë mbetjet e vajit të përdorur dhe që të mos ju imponohet që t’i përdorni sërish.

Për fërgim dhe pjekje, dr. Oz rekomandon vajin e ullirit dhe vajin e avokados, gjalpin e pastruar (ghee) dhe vajrat e palmës dhe të kokosit.

Për sallata si zgjedhje të parë ta bëni vajin e ullirit apo vajin e farërave.

SHKARKO APP