Si të biesh në peshë duke fjetur

Një veprim shumë i thjeshtë përpara se të flini bën që të shkrini dhjamin pa u lodhur fare. Ashley Grossman, i Universitetit të Oksfordit, thotë se duke lënë dritaren hapur kur flini natën, dhjami do të shkrihet. Si ndodh kjo?

Trupi ynë ka dy lloje dhjami. Dhjami i bardhë dhe i dëmshëm, që grumbullon kaloritë e tepërta dhe i “magazinon” në bark, ijë dhe kofshë; dhjami kaf dhe i shëndetshëm, që është i specializuar në djegien e kalorive dhe gjenerimin e nxehtësisë ndërkohë që kryen këtë punë.

Fatmirësisht, për ata që duan të dobësohen, dhjami i keq i bardhë mund të shndërrohet në dhjamë të mirë kaf. Si? Nëpërmjet temperaturës së ulët.

Kur njeriu ka ftohtë, e kthen dhjamin e bardhë në dhjamë kaf për të ruajtur nxehtësinë e trupit”, shpjegon Grossman.

Specialisti i Universitetit të Oksfordit rekomandon që, në vend që të lini ushqimin fare, zgjidhja është që të hapni dritaret e dhomës së gjumit që të jetë fresk.

SHKARKO APP