Si të bini në peshë me spinaq

Një studim i kryer nga specialistët e universitetit “Lund” në Suedi, vërteton se spinaqi ndikon për të rënë në peshë.

Sipas eksperimentit, ku morën pjesë 38 femra, rezultoi se spinaqi ndihmonte në ekuilibrimin e peshës dhe në humbjen e kilogramëve të tepërt. Gratë të cilat gjatë tre muajve pinë lëng spinaqi të freskët para se të hanin mëngjes, u dobësuan pesë kilogramë. Nga ana tjetër, femrat që mbajtën të njëjtin regjim të balancuar ushqimi, por nuk pinë lëng spinaqi, humbën vetëm tre kilogramë.

Eksperimenti vërteton se përbërësit e spinaqit ngadalësojnë procesin e tretjes dhe ndikojnë në prodhimin e hormonit të ngopjes, çka do të thotë më pak dëshirë dhe uri për ushqim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?