Si të dallojmë simptomat e gripit
Pavarësisht se ftohja dhe gripi janë 2 gjëra krejt të ndryshme, ato ngatërrohen me njëra-tjetrën, duke sjellë më pas dhe konfuzion në medikamentet që përdoren për kurimin e tyre. Për këtë arsye mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” theksojnë shenjat për secilën prej tyre, të cilat i gjeni në grafikën bashkëngjitur shkrimit.
Gjithashtu, ata japin disa këshilla për mundësitë e trajtimit, me qëllim lehtësimin e simptomave të ftohjes.
Përdorimi i medikamenteve për qetësimin e dhimbjes dhe uljen e temperaturës si paracetamoli, qëndrimi në qetësi, konsumimi i lëngjeve, gargarë me ujë të ngrohtë dhe të kripur për dhimbjet në fyt apo avull i ngrohtë për lirimin e hundëve janë disa prej tyre.
Ndërkaq, në rastin e gripit, sipas mjekëve të QSUT-së, nëse jeni me temperaturë mbi 38 gradë për më shumë se 48 orë, duhet patjetër të konsultoheni me mjekun, për të marrë mjekimin e nevojshëm.