Si të eliminoni aknet pa u drejtuar tek dermatologu
Aknet në fytyrë gjithnjë sjellin shqetësim, sidomos përpara një eventi të rëndësishëm. Por duket se ekzistojnë disa mënyra efikase për t’i eliminuar pa patur nevojë për t’u drejtuar menjëherë tek dermatologu.
Aloe Vera
Xheli ‘Aloe Vera’ është i njohur se nxit rritjen e re të lëkurës. Një përzierje e vajit të pemës së çajit dhe ‘Aloe Vera’ funksionon si një agjent i dyfishtë për të trajtuar bakteret.
Pastë dhëmbësh
Përbërësit në pastën e dhëmbëve ndihmojnë në eliminimin e baktereve që shkaktojnë aknet.
Hidratues
Hidratuesi do ta bëjë lëkurën tuaj të jetë më e butë dhe të qetësohet pasi aknet janë trajtuar më parë me përbërësit e lartpërmendur.