FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Si të evitoni pickimet e mushkonjave që shoqërohen me kruajtje dhe skuqje të lëkurës

Pickimet e mushkonjave mund të bëhen tepër të bezdisshme kur shoqërohen me kruajtje dhe skuqje të lëkurës. Ja ku ta gjeni çelësin e shpëtimit!

Vajrat esencialë: Zakonisht vajrat janë përdorur për lehtësim nga pickimet e mushkonjave, si dhe për problemet e tjera të lëkurës. Më të përdorurat janë vaji i rozmarinës, vaji i lisit, livando etj. Hidhni një sasi të vogël të vajit në ujë e më pas shpëlani vendin ku jeni pickuar nga mushkonjat.

Limoni ofron ndihmë efektive në lehtësimin nga kafshimet e insekteve. Edhe lëvoret e tij mund t’ju ndihmojnë. Bakteret dhe papastërtia mund të shkaktojnë infeksione, e këto mund të parandalohen duke dezinfektuar lëkurën me limon.

Qepa:
 Për të hequr gjithë dëmin e shkaktuar nga kafshimi i mushkonjës, mund të përdorni një shtresë të qepës së papërpunuar. Vendoseni në lëkurën ku keni djegie. Më pas e shpëlani vendin me kujdes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Soda e bukës me ujë: Përzieni pak sodë buke me ujë për të formuar një pastë. Ky ilaç i thjeshtë, që mund ta përgatisni në kuzhinën tuaj, është i dobishëm nëse jeni kafshuar nga mushkonjat. Nuk do të ketë ënjtje dhe djegie pasi ta aplikoni këtë pastë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?