Si të humbasim kile me 4 hapa të thjeshtë (VIDEO)
Një video e postuar në Youtube, është ndryshe nga të gjitha videot e tjera që na tregojnë si të biem në peshë. Me titull “Si të humbasim kile me 4 hapa të thjeshtë” dhe me regji të Ben Berman videoja nis me këshillat e zakonshme, por pas dy të parave, hapi i tretë është shumë i ndërlikuar dhe i padëgjuar kurrë më parë.
Hapi i parë: Jo birrë! Birra është e barazvlefshme me 7 feta bukë.
Hapi i dytë: Kur hani në restorant, ndajeni ushqimin përgjysmë. Gjysmën hajeni, ndërsa gjysmën tjetër merreni me vete.
Hapi i tretë: Duhet t’ju thyhet zemra keq fare nga vajza që dashuroni. Pas kësaj, mundohuni të ringriheni duke shkuar në palestër. Bëni çdo ushtrim që ju djersit dhe shkoni në shtëpi të rraskapitur. Këtë gjë bëjeni çdo ditë. Në punë duhet të dëgjoni histori se si ish e dashura ju tradhton me njerëz të shpifur. Këto histori duhen dëgjuar nga kolegët, të cilët mendojnë se duke ju treguar gjëra të tilla po ju bëjnë nder. Bëni sikur nuk jua ndjen fare. Vazhdoni të shkoni në palestër dhe nisni të blini libra palestre e dietash. Planifikoni se çfarë do të hani gjatë gjithë javës. Merrni në telefon të dashurën dhe shajeni, ndërsa ditën tjetër shkruajini një mesazh me tekst “MË FAL”. Vazhdoni me programin: punë, ushqim, palestër dhe gjumë. Pas një viti do të shikoni që keni rënë në peshë dhe keni vënë muskuj, ndërkohë që në palestër do të keni me siguri ndonjë vajzë të bukur që do ta njihni dhe do të harroni më në fund ish të dashurën.
Hapi i katërt: Jo lëngje frutash! Përmbajnë shumë sheqer.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=9mbp0DugfCA” width=”560″ height=”315″]