Si të kapërceni depresionin?

 

Kapërcimi i depresionit është i vështirë për të gjithë. Të luftosh kundër tij është një luftë e ashpër dhe e fortë. Por nëse ju vendosni ta filloni këtë luftë, pa dyshim që do të fitoni. Emocionet janë reflektimi i mendimeve tuaja. Kur mendimet ndryshojnë, automatikisht ndryshojnë dhe emocionet. Por nuk keni pse t’i luftoni mendimet negative dhe të shtrembëruara që përsëriten në mendjen tuaj. Në fakt, duhet të mësoni si të ndryshoni mënyrën e të menduarit. Ashtu si nata ndjek ditën, edhe emocionet do të marrin të njëjtën formë të shëndetshme dhe pozitive si mendimet tuaja. Si të ndryshoni mënyrën e të menduarit? Ligji i vetëbesimit pozitiv thotë: “Ju e ndryshoni mënyrën e të menduarit dhe kjo ndihet kur mendoni”. Nëse dëshironi të ndiheni ndryshe, duhet të ndryshoni mendimet tuaja. Fillimisht shmangni mendimet negative, duke i zëvendësuar ato me mendime më emocionuese dhe kjo ka të bëjë me vetëbesimin pozitiv. Ligji i vetëbesimit pozitiv thotë: “Rrota e ndryshimit, ndjek gjithmonë drejtimin që i jepni ju me anë të mendimeve tuaja”. Ju i drejtoni mendimet në drejtim pozitiv dhe në të ardhmen, do të ndodhin vetëm gjëra të mira. 
 

SHKARKO APP