Si të kemi dëgjim më të mirë?
Në mënyrë që të keni një dëgjim më të mirë, ka disa metoda për ta bërë këtë.
Kanellë dhe mjaltë
Përzieni këtë sasi dhe përdoreni dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje për rezultate më të mira.
Vera e kuqe dhe çaji i gjelbër
Të dy këto pije kanë aftësi antioksiduese dhe janë shumë të mira për forcimin e imunitetit, transmeton Klan Kosova.
Gjithashtu konsumimi i tyre ndihmon në mbrojtjen e veshit nga efektet e jashtme.
Hudhra dhe vaji i ullirit
Sicilianët janë populli që e përdorin më së shumti hudhrën, madje ata e përdorin hudhrën edhe për një dëgjim më të mirë. Shtypni disa thelba të hudhrës dhe përzieni me një sasi të vajit të ullirit. Sigurohuni që hudhra ka lëshuar lëngun e saj dhe më pas këtë lëng përdoreni duke vendosur disa pika në vesh dhe më pas përdoreni një pambuk që ta mbyllni për pak çaste veshin në mënyrë që efekti të jetë sa më i madh.
Hudhra dhe qepa e kuqe
Lëngu që krijohet nga kombinimi i këtyre dy komponentëve besohet se ndihmon shumë për dëgjim më të mirë. Përzieni 30 ml lëng të hudhrës dhe 30 ml lëng të qepës së kuqe. Këtë lëng konsumojeni një herë në ditë.