Si të keni një trup të shëndetshëm në ditët e ftohta të dimrit!
Stina e duimrit është afër për këtë ne duhet të bëjmë kujdesnë mënyrë që të mbajmë sa më në formë trupin tonë. Shpesh humori i keq dhe komoditetet që ke ta bëjnë të vështirë realizimin e qëllimit. Disa nga detajet që duhet të bëni kujdes gjatë kësaj stine janë;
Kujdes peshën reale
Mos lejo në asnjë mënyrë që t’i largohesh peshës që ke arritur. Matu herë pas here dhe mbajme vete gjithmonë fletushkën e peshës tënde. Duke e pasur gjithmonë para nuk do të të lërë rehat dhe do të stimulojë dëshirën për t’u dobësuar.
Përcakto objektiva
Çfarë kërkon të arrish gjatë dimrit? Ulje të peshës? Rritje të masës muskulore? Apo dobësimin në ato pjesë të trupit që kanë qenë gjithmonë pika jote e dobët? Duhet të kesh mirë të qartë se çfarë kërkon, është shumë e rëndësishme për të mos humbur kohë gjatë rrugës. Një trajner i përgatitur, një ambient ku të gjithë stërviten dhe bëjnë ushtrime dhe rezultatet që arrin dita ditës, janë të gjithë faktorë që kushtëzojnë pozitivisht formën tënde fizike.
Palestra
E rëndësishme është që të mos kesh probleme kur vjen puna për të shkuar në palestër pa munguar asnjë ditë. Trafik, shi, ftohtë, janë të gjithë këto armiqtë e betuar të palestrës gjatë dimrit. Prandaj regjistrohu në një palestër pranë shtëpisë apo punës, që të mos të të shkaktojë probleme me largësinë.
Kënaqu një ditë në javë
Që do të thotë që një ditë në javë ty të lejohet të shkelësh dietën me të dyja këmbët dhe të hash çfarë të duash. Kjo ndihmon të mbash nën kontroll dietën e ditëve të tjera, duke u bërë qejfin edhe shprehive të tua të parezistueshme. Një ditë e tillë në javë nuk ndikon në formën fizike, me kusht që ditët e tjera dieta të mbahet e rregullt.
Kujdes kur bëni pazarin
Kur bën pazarin mbaj gjithmonë parasysh objektivat e tua. Në xhiron e supermarketit qëndro larg “zonave të nxehta”, larg vitrinave të tortave dhe pijeve alkoolike. Mos e tepro me këto të fundit. Janë të parat që e hedhin në erë dietën e mbajtur me aq vështirësi.