Si të kontrolloni veten për kancer lëkure?
Kanceri i lëkurës është po thuajse 100 për qind i shërueshëm nëse dallohet herët dhe trajtohet menjëherë. Është e mundshme të parandalohen disa lloje të kancerit të lëkurës.
Duke bërë një vetë-kontroll të lëkurës, do t’ju ndihmojë juve të identifikoni shenjat e dyshimta ose anormale më shpejt, dhe në një rast të tillë të drejtoheni te mjeku dhe trajtoni problemin.
Fondacioni për Kancer të Lëkurës këshillon të kontrolloni këto shenja paralajmëruese gjatë vetë-kontrollit:
- Ndonjë ndryshim ose anormalitet në lëkurë që është rritur me kalimin e kohës dhe duket në formë xhevahiri, shumëngjyrëshe, i tejdukshëm, i kuqërremtë, ngjyrë kafe ose i zi.
- Ndonjë mol, njolla sipërfaqësore, njolla që i keni nga lindja, shenja të tjera ose formacione të ndryshme në lëkurë me ngjyrë kafe, të cilat me kalimin e kohës ndryshojnë në strukturë, bëhen më të trasha, më të mëdha, kanë kufij të parregullt, që paraqiten pas moshës 21-vjeçare, ose janë më të mëdha se sa goma fshirëse e lapsit.
- Ndonjë zonë e cila vazhdon të thahet, gjakosë, gërryhet ose dhemb.
- Ndonjë plagë e hapur e cila nuk shërohet pas tre javësh.