Si të kujdeseni për një zemër të shëndetshme!

Sëmundjet kardiovaskulare po vrasin miliona njerëz çdo vit, kjo sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Dhe kur është fjala për ushqimin, duhet ti kushtoni tepër rëndësi asaj çfarë duhet të hani, në mënyrë të tillë që zemra juaj të jetë e shëndetshme. Këto janë disa prej ushqimeve, të cilat ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.
Ja disa nga ato:
Salmon
Është i mbushur me yndyrna të omega 3. Acidet e omega 3 janë yndyrna esenciale që mbrojnë trupin nga inflamacioni. Ajo mund të rrisë qarkullimin e gjakut dhe parandalimin e koagulimit të gjakut. Mpiksja e gjakut është shkaku i sulmit në zemër dhe infarktit.
Përveç salmonit, provoni edhe sardelet dhe peshkun.
Arrat
Janë një burim i madh po ashtu me omega 3 dhe me bazë bimore. 5 arra në javë mund të ndërprejnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 50 %. Studimet kanë treguar se arrat janë një burim me yndyrna të dobishme.
Vaj Ulliri
Vaji i ullirit është elementi kryesor në dietën italiane. Po ashtu është një burim i shkëlqyer dhe një lloj i mirë i yndyrnës.
Çokollata e zezë-
Ndoshta keni menduar gjithmonë se çokollata e zezë është një armik i shëndetit. Por kësaj radhe, kemi lajme pozitive. Surprizë, çokollata e zezë është një mik i mirë i zemrës.
Edhe Avokado preferohet të jetë në kuzhinën tuaj, për një zemër të shëndoshë.

SHKARKO APP