Si të kuptoni nëse keni pirë ujë mjaftueshëm!
Etja është procesi që tregon se organizmi juaj ka dehidratuar, apo i mungojnë lëngjet. Përmes trupit ju arrini të kuptoni nëse keni sasinë e mjaftueshme të lëngjeve në trup apo ju duhet ta përvetësoni atë. Ekzistojnë disa siptoma të prezantuara nga fiziologu Craig Justice, të cilat në mënyrë të qartë, tregojnë se jeni dehidratuar, kështu që nëse i ndieni ato, duhet të dini se është koha për të bërë diçka lidhur me këtë.
Dhimbja e kokës
Organizmi vazhdimisht i humb lëngjet dhe me to shkojnë edhe kripërat. Truri është i ndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve dhe pikërisht ky është shkaku i dhimbjes së kokës. Sa më shumë lëngje që i mungojnë organizmit, dhimbja e kokës është më e fortë.
Urina jashtëzakonisht e verdhë
Kur urina bëhet e verdhë, është koha të shkoni në kuzhinë dhe ta mbushni një gotë me ujë. Urina e personit që pi lëngje të mjaftueshme është e tejdukshme, ndërsa ngjyra e verdhë tregon se në urinë ka shumë mbeturina.
Kapsllëku
“Uji ndihmon në kalimin e materieve nëpër zorrë dhe nxjerrjen e tyre nga trupi juaj, prandaj nëse trupi nuk është duke marrë lëngje të mjaftueshme, as ju nuk do të keni jashtëqitje të rregullt,” përfundon Justice.