Si të lehtësoni dhimbjen dhe nxehtësinë në vendin e lëndimit

Të gjithëve u ka ndodhur që të prekin gishtat në një hekur të nxehtë ose të nxjerrin një tepsi nga furra dhe pa dashje të digjen. Në një situatë të tillë, a duhet të nxitoni të merrni akull dhe ta shtypni atë në zonën e djegur?

Dermatologët thonë se kjo është gjëja më e keqe që mund ta bëni dhe që kompresa e akullt vetëm se do t’i shkaktojë lëkurës dëmin më të madh. Njësoj është edhe me shpëlarjen e plagës me alkool. Lëkura duhet të ndihmohet me diçka që nuk do ta traumatizojë më shumë.

“Për djegie të vogla, mund të aplikoni ujë të ftohtë (jo akull) duke vendosur – për shembull, dorën nën çezmë dhe duke e mbajtur kështu për pesë deri në njëzet minuta”,

Pas kësaj, fshijeni butësisht ujin dhe aplikoni një agjent hidratues, më pas mbroni plagën me një kompresë pambuku ose fashë, duke pasur kujdes që të mos ngjitni copëzën mbi sipërfaqen e lëkurës së dëmtuar. Nëse keni dhimbje të forta, mund të merrni ndonjë analgjetik.

Ndërsa djegia është duke u shëruar, mbani rregullisht higjienën, lani zonën me sapun të vakët dhe aplikoni krem antibiotik për të parandaluar infeksionin

SHKARKO APP