Si të mbrohemi nga rrezet e forta të diellit

Edhe në qoftë se nuk shkojmë në plazh, vera është një kohë kur është e nevojshme të merren disa masa paraprake kundër diellit…

Lëkura sulmohet nga dielli dhe ajo duhet të mbrohet.
Kur shëtisni nëpër qytet apo kur qëndroni ulur në tarracë, ju jeni të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit.

Produktet e mbrojtjes nga dielli tregojnë “mbrojtje e ulët”, “mesatare”, “e lartë” dhe “shumë e lartë”, përveç të dhënave të tjera të mbrojtjes nga dielli.

Zgjedhja e shkallës së mbrojtjes duhet të bëhet në bazë të ngjyrës së lëkurës, por duhet specifikuar që për çdo lloj lëkurë faktori mbrojtës duhet të jetë mbi 15.

Si në plazh, ajo duhet të përdoret çdo orë, nëse ekspozimi në diell zgjat.

Për t’u mbrojtur kundër kancerit të lëkurës, Bashkimi Evropian ka nxjerrë disa rekomandime këtë vit:

shmangni ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve 11.00-15.00

mbani gjithmonë kapele në kokë

përdorni produkte të mbrojtjes nga dielli me faktorë mbrojtës të lartë

mos ekspozoni në diell foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

SHKARKO APP