Si të mbroheni nga kanceri
Bota është mbërthyer nga epidemia e quajtur obezitet.
Më shumë se 1/3 e amerikanëve dhe një në 5 persona në Britaninë e Madhe vuajnë nga obeziteti, ndërsa miliona janë të prirur që të sëmuren.
Diabeti i tipit 2 është i lidhur me obezitetin e po ashtu edhe një numër i madh i llojeve të kancerit.
Në një studim shkruan gazeta britanike Daily Mail, përgjatë analizimit të të dhënave gjetjet tregojnë se më shumë se të 5 milionë njerëz të ekzaminuar e që janë obezë, ka mundësi që të sëmuren me kancer. Por lajmi i mirë është se të gjithë personat që janë vazhdimisht shtojnë peshë e rrezikohen nga kanceri mund ta parandalojnë atë duke humbur kilogramë.
Psh gratë që po hyjnë në menopauzë e janë me mbipeshë janë më të rrezikuara nga tumore të ndryshme, dhe ato me pa tjetër duhet të fillojnë humbjen e peshës që t’i largohen sëmundjes.