Si të pastrohen enët e gjakut nga shtresat e kolesterolit për 40 ditë?
Për të hequr qafe helmet në gjak, për të shtuar elasticitetin për enët e gjakut dhe pastrimin e tyre nga shtresat e kolesterolit, sugjerohen pastrimi i enëve të gjakut. Kjo bëhet në mënyra të ndryshme – që nga konsumimi i preparateve natyrale e deri te marrja e ilaçeve si dhe pastrimi laserik i gjakut. Me rëndësi ta dini se pastrimi i enëve të gjakut me ilaçe shkakton shumë kontradikta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Përdorimi i tyre është hapi i fundit kur preparatet tjera nuk ndihmojnë. Prandaj, pastrimi i enëve të gjakut nga shtresat e kolesterolit me ndihmën e preparateve natyrale është më e sigurt dhe jo e rrezikshme. Hudhra dhe limoni konsiderohen si preparate të pëlqyeshme për pastrimin e enëve të gjakut, uljen e kolesterolit, forcimin e mureve të gjakut dhe uljen për t’u prekur nga arteroskleroza. Tinktura me limon dhe hudhër përdoret me shekuj. Po ashtu, kjo ndalon formimin e qelizave kancerogjene, që disa herë tashmë është vërtetuar përmes studimeve, si dhe fakti se hudhra përmban një sasi të madhe të antioksiduesve, që i dhurojnë përbërës për rigjenerim dhe përtëritje.
Përbërësit:
– 4 hudhra,
– 4 limonët të mesëm, me lëvore,
– 3 litra ujë të vluar
Përgatitja:
Hudhrat i ndani përgjysmë dhe i pastroni. Limonët i përzieni me ujë të vluar, i ndani në rriska. Të gjithë këta përbërës i vendosni në makinën për bluarjen e mishit. Masën e fituar e vendosni në kavanoz të pastër prej 3 litra dhe e bashkoni me ujin e vluar, deri në fund të kavanozit. E mbuloni dhe e lini në frigorifer për tri ditë. Më pas, gjatë konsumimit përsëri e ruani në frigorifer.
Mënyra e përdorimit:
Doza maksimale e pijes është 50 ml nga tri herë në ditë, para shujtave kryesore. Mirëpo, pastrimin e enëve të gjakut duhet filluar me dozë më të vogël (1-2 lugë të supës). Nëse nuk ndjeni probleme, atëherë e shtoni dozën gradualisht. Kohëzgjatja e kurimit zgjat 40 ditë. Në këtë mënyrë, pastrimi i enëve të gjakut në këtë mënyrë duhet të bëhet njëherë në vit, pas këshillimit me mjekun. Pas konsumimit të kësaj pijeje, përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe sistemi i saj libid, normalizohet shtypja e gjakut, përmirësohet puna e trurit dhe më lehtë humben kilogramët shtesë.