Si të reduktojmë dhjamin në zonën e barkut
Studimet kanë treguar, se mënyra më e mirë e reduktimit të shtresave të dhjamit rreth zonës së barkut, është të kombinosh ushqimin e shëndetshëm me ushtrimet fizike. Edhe dieta më e mirë dhe e shpejtë për eliminimin e dhjamit nga zona e barkut, nuk mund të ketë efekt pa u shoqëruar me ushtrime fizike.
Duhen kombinuar ushtrimet për pjesën e barkut dhe ato për dobësimin e përgjithshëm. Shumë meshkuj kanë dhjamë vetëm në zonën e barkut, por pa një paketë ushtrimesh të përgjithshme që përfshijnë çdo pjesë trupi, nuk mund ta eliminojnë dot.
Ja një dietë që mund ta kombinoni me ushtrimet:
Mëngjesi: një filxhan drithëra me qumësht
Paradite: fruta të thata si arra dhe lajthi, deri në 50g.
Dreka: Mund konsumoni lloje mishi si peshk, mish pule, mish viçi, qengji, ndërsa mishin e derrit është mirë ta shmangni. Po ashtu, duhet të shmangni edhe nënproduktet e tij.
Zemra: një mollë, një dardhë, një pjeshkë dhe mjedër. Shmangni bananet.
Darka: supë me perime, sardele apo ton, një fetë buke integrale dhe një gotë kos.