Si të veprosh kur ankthi nuk të lë të flesh?

Këto këshilla, të ndihmojnë të frenosh ankthin në mënyrë që të rrëshqasësh për në botën e ëndrrave sa më shpejt, pa nevojën për konsumimin e pilulave për gjumë.
Pse sapo vendosim kokën në jastëk, mendimet marrin vrull? Truri ynë ka tendencën për të menduar skenarin më të keq dhe për të bërë refleksione negative natën. Gjithë ky shqetësim e bën të vështirë të na zërë gjumi.
“Ankthi është një emocion që na zgjon,” thotë Steve Orma, psikologe klinike dhe autore i librit “Stop Ëorrying and Go to Sleep: Hoë to Put Insomnia to Bed for Good”, për The Huffington Post. “Në trup ndodhin ndryshime që të bëjnë aktiv, pikërisht të kundërtat e atyre që duhet të ndodhin kur t’i përpiqesh të flesh”.
Lajmi i mirë është që meqë ankthi ngacmohet nga mënyra e të menduarit, ne jemi të aftë të mendojmë dhe në atë mënyrë që na ndihmon të flemë”, thotë Orma.
Identifiko arsyen e shqetësimit
“Të zbulosh burimin e shqetësimit,
 është hapi i parë i rëndësishëm për ta ndaluar atë”, thotë Orma. Nëse vuan nga pagjumësia, ti je i shqetësuar për gjumin, nëse vuan nga një ankth i përgjithshëm, e ke të pamundur të qetësohesh, sepse mendimet i ke të angazhuara me faktorë stresues. “Duhet të përcaktosh çfarë të mban zgjuar dhe të merresh me të, para se të shkosh të flesh”, shpjegon ai. “Njerëzit mendojnë për të gjitha shqetësimet kur janë në krevat dhe nuk është ajo koha kur duhet ta bëjnë këtë.”
Ngrihu nga shtrati
“Shumë njerëz qëndrojnë në shtrat dhe shpresojnë që do lodhen dhe do i zërë gjumi, por zakonisht nuk ndodh”, thotë ai. Si pasojë, njerëzit fillojnë të shoqërojnë të qenit në shtrat me të qenit zgjuar. Nëse nuk të zë gjumi brenda 20-30 minutash, ngrihu dhe shko në një dhomë tjetër.
Kupto çfarë ke në mendje

“Merr një copë letër dhe shkruaj të gjitha gjërat për të cilat je i apo e shqetësuar, qoftë gjumi, puna, marrëdhëniet, fëmijët”, thotë Orma. “Ti nuk i zgjidh dot në atë kohë. Mendja e përqendruar te to vetëm sa do të lërë pa gjumë”. Nëse nuk mundesh ta hedhësh larg, lëre afër krevatit që t’i kthehesh të nesërmen.
Ndrysho orën kur shkon të flesh

Nëse ke gjithmonë probleme me gjumin, ndoshta duhet të rregullosh orarin kur shkon për të fjetur. Kjo do të thotë që të shkosh në shtrat më vonë. Këtë gabim bëjnë shumë njerëz, ata shkojnë të flenë sepse ka ardhur ora, kanë apo nuk kanë gjumë”, thotë ai.
Nëse gjithçka tjetër dështon, vër në punë mendjen

Nëse thjesht e ke të pamundur të flesh, lexo një libër, pi kamomil, dëgjo muzikë ose praktiko pak meditim, shkruan revistaclass. Çfarëdo që të bësh, e rëndësishme është të mos shkosh drejt telefonit ose laptopit Kur gjendesh përballë pagjumësisë, Orma thotë të përqendrohesh në faktin që një mendje plot ankth nuk është një problem i përhershëm.

SHKARKO APP