Si të zgjidhni kremin ideal kundër diellit, pa toksina të dëmshme

Vera ka mbërritur dhe përpara kemi sezonin e pushimeve. Duke qenë se kjo është koha kur kremrave të diellit u vjen radha për t’u përdorur më së shumti, është rasti për të mësuar më tepër rreth sigurisë së tyre.

Ka disa gjëra që duhet të dini rreth kremit të diellit, në mënyrë që të jeni sa më të informuar rreth përbërësve që konsiderohen të dëmshëm. Kremrat e zakonshëm të diellit janë të lidhur me një mori shqetësimesh shëndetësore, si dhe me shkatërrimin e shkëmbinjve koralorë.

Disa përbërës kimikë të kremit të diellit janë ndaluar në disa vende të botës, për shkak të dëmit që po i bëjnë jetës njerëzore dhe asaj ujore.

Si të zgjidhni kremin ideal kundër diellit, pa toksina të

Shumica e kremrave të zakonshëm përmbajnë përbërës të dëmshëm që ju, me siguri, dëshironi t’i shmangni.

Disa nga spërbërësit më të dëmshëm janë:

Avobenzone – Rrezikon të shkaktojë raste të alergjive të lëkurës.
Aroma – Sipas të dhënave të mbledhura nga AgroWeb.org, përzierjet e aromave shpesh shoqërohen me alergji, dermatit dhe shqetësime të frymëmarrjes. Ftalatet që janë shpesh në aromat sintetike janë gjithashtu të lidhura me çrregullime endokrine dhe defekte të lindjes.

Homosalate dhe Octinoxate – Lloje filtrash kundër rrezeve UV të diellit që depërtojnë në lëkurë, mund të çbalancojnë hormone tuaja dhe të ndikojnë në shëndetin e tiroides.

Oxybenzone – Disa studime kanë treguar se oxybenzone dëmton sistemin endokrin dhe shkakton dermatit alergjik kontakti. Rritja e niveleve të oksibenzonit tek djemtë adoleshentë mund të ulë nivelet e testosteronit.

Parabenet (metil-, propil-, etil-, benzil-) – Një familje e konservuesve që imitojnë estrogjenin dhe lidhen drejtpërdrejt me kancerin.

PEG (Polyetilen Glycol) – Një grup përbërësish me prefiksin “PEG-” të ndjekur nga një numër.

Fenoksietanoli – Ekspozimi i lëkurës ndaj këtij konservuesi lidhet me reaksione alergjike duke filluar nga ekzema dhe urtikariet tek anafilaksia.

Siç mund ta shihni, të kërkoni kremra të sigurt kundër diellit është një hap i rëndësihëm i kujdesit për shëndetin.

Cilët kremra mund të zgjidhni?

Kërkoni kremra të sigurt kundër diellit që kanë ose oksid jo-nano-zinku ose dioksid titani si përbërës aktiv.

Këto kremra bllokojnë fizikisht rrezatimin e diellit duke formuar një pengesë që qëndron mbi lëkurë. Kjo pengesë reflekton rrezet e diellit, duke i bërë ato të shpërndahen dhe të mos thithen nga lëkura.

Përveç kësaj, këto lloje janë më të buta për lëkurën dhe nuk depërtojnë në barrierën e lëkurës dhe as nuk hyjnë në qarkullimin e gjakut siç bëjnë përbërësit në kremrat e zakonshëm.

Plus, funksionojnë menjëherë pas aplikimit, ndryshe nga të tjerët që kërkojnë 20 minuta para se të fillojnë të funksionojnë./aw

SHKARKO APP