Si t’i mënjanoni thembrat e plasaritura?
Thembrat e plasaritura janë një problem i zakonshëm i njerëzve nga të gjitha moshat dhe shkaktohen kryesisht nga mungesa e lagështisë. Shkaqe të tjera që çojnë në thembra të plasaritura janë qëndrimi në këmbë për orë të gjata, moti i ftohtë, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ujit, mbipesha dhe veshja e këpucëve të ngushta dhe me material të keq. Kushtet si ekzema, psoriasis, sëmundjet tiroide dhe diabeti kontribuojnë në këtë problem gjithashtu. Thembrat e çara janë të dhimbshme, mund të shkaktojnë infeksion dhe nuk janë aspak estetike, por ky problem mund të mënjanohet me disa mjete të thjeshta në shtëpi.
Ujë i ngrohtë:
Futni këmbët në ujë të ngrohtë për 10 minuta në mënyrë që të përmirësohet qarkullimi i gjakut. Bëjeni këtë gjë çdo ditë.
Uthull molle (musht):
Përdoret për thembrat e plasaritura si acid acetik dhe ndihmon në zbutjen e lëkurës dhe lehtësimin e dhimbjeve. Hollojeni pak uthull molle me ujë të vakët dhe bëni dush për 1015 minuta. Kjo mënyrë ka efekte të menjëhershme dhe mund të përdoret disa herë në ditë që të keni rezultate të dukshme.
Lëng limoni:
Për shkak të aciditetit që përmban ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe lëkurës së thatë nga këmba. Lëngu i limonit e bën lëkurën më të butë dhe më elastike.
Përdorni furça:
Me anë të furçave me fije të forta masazhoni thembrat e këmbëve dhe hiqni lëkurën e thatë. Pas kësaj procedure lyeni thembrat me një krem hidratues me përmbajtje bimore.
Xhenxhefil:
Zjeni për 15 minura xhenxhefil me ujë. Lëreni të ftohet uji aq sa ta duroni dhe mbajini këmbët në këtë lëng për 20 minuta. Përsëriteni këtë gjë 2 herë në ditë.