Si vjen relaksi pas një dite të vështirë në punë
Të paktën një herë në javë, të gjithë kemi kaluar një ditë të padurueshme dhe shkatërruese në punë. Prioritetet konfliktuale ose shumë gjëra që shkojnë keq shpesh na shtyjnë në limitet tona.
Albeu.com ju sjell më poshtë disa këshilla që do t’ju rikthejnë energjitë pas një dite të lodhshme.
Provoni shtriqjen
Shtriqja, përveç se është një formë e mirë e ushtrimeve, është gjithashtu një mënyrë e shëndetshme për të lehtësuar të gjithë peshën e një dite të lodhshme.
Meditoni
Meditimi është aq relaksues sa hapja e një shisheje vere të premten në mbrëmje. Filloni ta njohni artin e meditimit dhe ditët tuaja nuk do të jenë më aq të lodhshme.
Hani ushqimin tuaj të preferuar
Pavarësisht nëse është picë, lazanjë apo një tortë e tërë karrote, nuk do t’ju gjykojmë. Ushqimet e rehatisë janë aty për këto kohë të vështira, prandaj mos kontrolloni dy herë kaloritë, orët dhe kilet, për sa kohë që e kuptoni që shëndeti juaj mendor është shumë më i rëndësishëm sesa disa kalori shtesë.
Shkoni në shtrat herët
Më shumë gjasa, ajo që ju nevojitet vërtet pas një dite të vështirë është të “fikni” çelsin. Thjesht, fik çdo pajisje rreth teje dhe shko në shtrat sa më shpejt të jetë e mundur. Por gjithashtu mbani në mend se stresi dhe gjumi janë të lidhura pazgjidhshmërisht.