Simptomat afatgjata të COVID-19 i përjetojnë më shumë gratë se sa burrat
Simptomat afatgjata të COVID-19 i përjetojnë më shumë gratë se sa burrat. Në studimin e ri u analizuan të dhënat e 1.3 milionë pacientëve.
Rezultatet, të publikuara në revistën Current Medical Research and Opinion, treguan se femrat kanë 22% më shumë gjasa të kenë simptoma më afatgjata të COVID sesa meshkujt.
Efektet afatgjatë të COVID-19 ndodhin kur pacienti nuk është më i infektuar por ka ende simptoma që zgjasim më shumë se 4 javë pas shërimit.
Në disa raste, këto simptoma mund të vazhdojnë për muaj, apo edhe vite. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pacientët mund të përjetojnë një sërë simptomash të vazhdueshme, përfshirë lodhje, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke, vështirësi në përqendrim, dhimbje të kyçeve dhe muskujve dhe humbje të vazhdueshme të shijes dhe nuhatjes.
Sipas studimit, simptomat më të zakonshme tek gratë brenda 4 javësh pas testimit pozitiv përfshirë probleme me veshët, hundën, fytin, dhimbje muskulore, vështirësi në frymëmarrje, çrregullime psikiatrike ose të humorit si depresioni.
Ndërkohë, meshkujt kanë më shumë gjasa të përballen me dëmtim akut të veshkave. Jo vetëm simptomat gjatë infeksionit COVID-19 janë të ndryshme midis meshkujve dhe femrave, por simptomat ishin gjithashtu të ndryshme tek efektet afatgjata të koronavirusit.
Gratë kishin shkallë më të lartë të simptomave afatgjata, përfshirë lodhjen; probleme gastrointestinale; neurologjike; çrregullime të lëkurës dhe psikiatrike dhe/ose të humorit.
Gratë kishin të paktën dy herë më shumë gjasa të kishin simptoma afatgjata të probleme të ORL dhe 60% më shumë gjasa të kishin simptoma gastrointestinale.
Nga ana tjetër, meshkujt kishin norma më të larta të çrregullimeve renale, si dhe çrregullimeve endokrine, përfshirë diabetin.