Simptomat e një shtatzënie jashtë mitrës
Në fillimin e saj shtatzënia jashtë mitre mund të mos japë asnjë shenjë
Shenjat e hershme janë ato të një shtatzënie normale, si: mosardhja e mentruacioneve, gjoksi bëhet i dhimbshëm, nauze, testi urinar i shtatzënisë del pozitiv. Me kalimin e ditëve nisin të shfaqen shenjat e një shtazënie jo normale: dhimbje të fundit të barkut, hemorragji e lehtë vaginale.
Nëse kjo lihet të përparojë, atëherë barra e zhvilluar në tub, arrin të dëmtojë tubin dhe nis të pikojë hemorragji, çka sjell dhimbje të shpatullës ose lëvizje të zorrës në varësi se ku grumbullohet gjaku dhe cilin nerv irriton.
Vetëm në rast të vendosjes në qafën e mitrës ka humbje gjaku profuse. Nëse tubi i fallopit çahet, do të japë hemorragji të madhe e brendshme që do të shprehet me këputje, gjendje të fikëti dhe shok.