Situata nga gripi, ISHP: Mbi 13 mijë raste në javë
Jemi në sezonin e gripit dhe Instituti i Shëndetit Publik, gjatë prezantimit të buletinit javor, deklaron se aktualisht jemi në një aktivitet mesatar të qarkullimit të tij.
13 mijë raste raportohen të prekur vetem javën e parë të janarit, por sipas specialistëve shifrat janë shumë më të larta pasi jo të gjithë i drejtohen qendrave shëndetësore.
Artan Simaku deklaron se në këtë periudhe gripi po mbizotëron në moshat më delikate, tek fëmijët dhe tek të moshuarit.
Instituti i Shëndetit Publik pret shtim të intesitetit të gripit dhe rritje të shtrimeve spitalore. Referuar viteve të kaluara, piku i epidemisë së gripit arrihet në fund të janarit, fillim të shkurtit.
KOHA JONË SONDAZH

