FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skleroza mund të prekë dyfishin e njerëzve që mendohej

Doktor Clifford Jack, një studiues në klinikën Mayo në Minesota, thotë se të prekurit nga kjo sëmundje kanë shenja të hershme.

Këta pacientë shfaqin shenja të çrregullimit mendor, humbje të kujtesës. Në një studim të kryer zbuluan se skleroza mund të prekë dyfishin e njerëzve që mendohej.

Mendohet të shkaktohet nga grumbullimi dhe shtimi i disa proteinave toksike në tru, të quajtura amyloid dhe tau. Kjo sëmundje është shkaku më i shpeshtë i çmendurisë dhe mendohet të prekë rreth 527,000 njerëz në Britani të Madhe dhe 5.8 milion amerikanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por çfarë është sëmundja e Sklerozës?

Swiss Digital Mobile Reklama

Sëmundja e Sklerozës është një sëmundje progresive e trurit, në të cilën shtimi e proteinave toksike shkakton vdekjen e qelizave nervore. Proçesi i kësaj sëmundje është graduale dhe mesatarisht pacientët jetojnë pesë deri në shtatë vjet pas diagnostifikimit, por disa mund të jetojnë dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Disa prej simptomave të hershme janë:

1. Humbje e kujtesës afatshkurtër
2. Luhatje humori
3. Ndryshime të sjelljes

Disa prej simptomave pasuese janë:

1. Humbje e vazhdueshme e kujtesës, duke harruar pjestarë të familjes, objekte ose vende të njohura
2. Sjellje agresive
3. Humbasin aftësinë për të ecur
4. Hasin probleme me ushqyerjen dhe kryerjen e nevojave personale

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?