Sot dita botërore e gjumit
Një gjumë i mirë ndihmon për një jetë më të mirë dhe për të parandaluar sëmundjet.
Në edicionin e tij të tetë, eventi, i organizuar nga Ëorld Association of Sleep Medicine (ËASM) në 15 Mars, këtë herë ka tematikën “Kur gjumi është i mirë, shëndeti dhe lumturia janë me bollëk”.
Aty thuhet se çdo individ shpenzon deri në një të tretën e jetës së tij duke fjetur.
Për këtë arsye pasojat e gjumit mbi shëndetin nuk duhen nënvlerësuar: mungesa e një gjumi të rregullt, ka pasoja negative mbi shëndetin në afat të shkurtër dhe të gjatë dhe lidhet me obezitetin, diabetin, dobësimin e sistemit imunitar dhe deri tek disa forma të kancerit.
Peshën e tij nuk e mban vetëm trupi. Problemet me gjumin, në fakt, mund te çojnë në çrregullime të sferës psikologjike, si në ankth dhe depresion.
Duke nisur nga këto baza Dita Botërore e Gjumit, ka për qëllim të tërheqë vëmendjen mbi fuqinë ripërtëritëse dhe te shëndetshme të gjumit dhe pushimit, konsideruar si “ilaçi më i mirë i natyrës”.
Një gjumë i mirë ndihmon për një jetë më të mirë dhe për të parandaluar sëmundjet. Është ky konkluzioni i dhënë nga ekspertët në kuadër të ditës botërore të gjumit, 16 marsi, nga Ëorld association of sleep medicine.
Ëorld association of sleep medicine jep disa këshilla për një gjumë sa më të mirë:
▪ Përcaktoni një orar fiks për gjumin dhe zgjimin
▪ Mos e teproni me pushimet gjatë ditës
▪ Mos konsumoni alkool apo duhan katër orë para se të flini
▪ Evitoni ngrënien e ushqimeve të rënda në darkë, shumë të kripura apo sheqerosura
▪ Mos pini kafe, 6 orë para se të flini
▪ Mos bëni ushtrime fizike menjëherë para se të shtriheni për të fjetur
▪ Mbani veshur pizhamet e përshtatshme
▪ Ajrosni mirë dhomën
▪ Shmangni zhurmat dhe kujdes dritën
▪ Mos punoni në krevat
▪ Një aleat shumë i mirë për gjumin është edhe jastëku i cili nuk duhet të jetë as shumë i shtyllën kurrizore.