Sot Hëna e plotë, na bën nervozë dhe të lodhur
Hëna e re ishte më 4 korrik, ndërsa Hëna e plotë ishte dje e do vazhdojë edhe sot.
Shumë njerëz nuk e dinë që energjia e saj zgjat gjithsej 5 ditë; 2 ditë para, 2 ditë pas dhe gjatë gjithë ditës kur është Hëna e plotë.
Hëna e plotë, zakonisht sjell për njerëzit një energji negative. Për shumë mund të jetë nxitje e zemërimit, nervozizmit, stresit apo kaosit gjatë ditës. Ajo mund të shkaktojë lodhje apo edhe probleme të tjera fizike.
Ndoshta të gjithë e keni vënë re këtë shpërqendrim të gjendjes fizike dhe emocionale pa e kuptuar që efekti është pikërisht nga Hëna e plotë.