Sperma është në zhdukje, ç’do bëhet me njerëzimin?

Një studim i fundit ka vënë shumë pikëpyetje. Sperma është në zhdukje, çfarë do bëhet me njerëzimin? Sasia e spermës tek burrat është përgjysmuar 40 vitet e fundit, megjithëse arsyet pse janë ende të paqarta.

Studiuesit janë shokuar nga shifrat alarmante dhe “fajin” ja kanë vënë rënies të imunitetit tek burrat. Studiuesit theksojnë se në studim janë përfshirë burra që nuk kanë probleme me infertilitetin, apo sëmundje të tjera që mund të ndikojnë.

“Nëse je një djalë me numër të ulët të spermës dhe tenton të bësh fëmijë në moshën 21-vjeçare me siguri nuk do ta vëresh problemin”,- tregon Allan Pacey, profesor i andrologjisë në Universitetin Sheffield.

“Por nëse tentoni me një partnere 35-vjeçare, aty fillon dhimbja e kokës, sepse ti ke numër të ulët të spermës dhe një partnere më të madhe në moshë dhe nuk ke shumë kohë për ta rregulluar këtë”,-tha ai.

R.SH

SHKARKO APP