Spitali i ri i Kirurgjisë në QSUT, 8.8 mln euro investim
Të gjitha klinikat e kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të qendërzohen në spitalin e ri modern që do të çelet së shpejti. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se investimi në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore moderne kap shifrat e 8.8 milion euro.
“Unë mbaj mend kur e filluam këtë projekt. Ishte viti 2014 kur premtimi i kryeministrit Rama për të investuar në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” për dy spitale. Për spitalin e Kirurgjisë që ne po e shohim gati të përfunduar dhe për Spitalin e Sëmundjeve të brendshme”, tha ajo.
Spitali i ri modern që do të çelet së shpejti ka 120 shtretër, 7 salla operacioni me aparatura të teknologjisë së lartë, pajisje moderne, salla leksioni për studentët e mjekësisë etj. Nga ky investim përfitojnë 62 mijë pacientë në vit.