Stina e vjeshtës rrit fluksin tek neurologu, mjekët japin këshilla

Një numër i lartë pacientesh u paraqit ne kabinetin e neurologjisë pranë spitalit Ihsan Çabej në Lushnjë, vetëm në 2 javët e fundit të muajit gusht. Sipas mjekut neurolog Ramazan Doko numri i personave te paraqitur me simptoma e çrregullime neurologjike shkoi deri në 350. Sipas mjekëve rreziku mbetet i madh në stinën e vjeshtës, pasi në këtë periudhë shtohen paralizat, dhimbjet e kokës dhe të sëmurët, të cilët kanë probleme kronike acarohen më shumë. Doko jep këshillat për të gjithë këta të sëmurë që të bëjnë mjekim të rregullt në medikamente, të cilat ia ka përshkruar neurologu.

SHKARKO APP