Stresi, ankthi dhe depresioni – Nga se dallojnë mes tyre
Çfarë është stresi?
Stresi është tension emocional ose fizik. Ai është përgjigje ose reagim i trupit ndaj ndryshimeve, të cilat nëse vazhdojnë për një kohë të gjatë e dëmtojnë shëndetin.
Disa nga shenjat e stresit janë:
harresë
dhimbje koke
mungesë energjie ose fokusi
lodhje
probleme me gjumin
humbje ose shtim në peshë
Çfarë është ankthi?
Ankthi është përgjigje e trupit ndaj stresit, e cila shoqërohet me nivele të larta shqetësimi ose frike. Ai vjen si shkak i kombinimit të faktorëve gjenetikë, mjedisit dhe kimisë së trurit.
Disa nga shenjat e ankthit janë:
marrje mendësh
tharje e gojës
probleme me frymëmarrjen
shqetësim
frikë
mpirje
Çfarë është depresioni?
Depresioni është çrregullim i humorit, trishtimit ose zemërimit. Shkaqet e depresionit vijnë nga trashëgimia, trauma në fëmijëri dhe sëmundjet kronike.
Disa nga shenjat e depresionit janë:
humbje ose shtim në peshë
dhimbje trupi
atak paniku
izolim dhe mbyllje në vetvete
mendime vetvrasje
Disa këshilla për stresin, ankthin dhe depresionin:
bëni ushtrime
ushqehuni shëndetshëm
menaxhoni kohën
qetësohuni dhe flini mjaftueshëm
kërkoni ndihmën e familjes ose psikologut.