Stresi gjatë shtatzënisë

Sipas një studimi të kryer me nënat angleze, nga Instituti i Psikiatrisë në “London King’s College”, është vërtetuar se gratë të cilat kalojnë situata stresuese dhe ngjarje të rënda gjatë shtatzënisë; humbasin të afërmit apo preken nga një ndarje dramatike, ka gjasa që fëmija i tyre të vuajë pasojat e kësaj gjendjeje stresuese pas moshës 4-vjeçare. Te këta fëmijë, ekziston veçanërisht rreziku i sëmundjeve kronike. Sipas këtij studimi, nëse nëna gjatë shtatzënisë ka kaluar dy periudha të shkurtra por të rënda stresi, rriten pesë fish shanset që fëmija të preket nga sëmundjet kronike. Ata arritën në përfundimin, se është shumë e rëndësishme shmangia e periudha të vështira për nënat shtatzëna dhe të ofrohet mbështetje për to, gjatë këtyre periudhave që mund të kalojnë.

SHKARKO APP