Stresi në punë na kushton 33 vite jetë

Studimet  tregojnë se një mjedis armiqësor në punë mund ta shkurtojë jetëgjatësinë deri në 33 vite.

Sipas studiuesve  të Universitetit të Harvardit dhe Stanfordit, stresi përbën një faktor dëmtues të shëndetit. Dhe teksa kanë matur vitet që na shkurtohen, sipas tyre, bëhet fjalë për plot 33 vite jetë.

Pyetja është për cilin motiv?

Që nga momenti që niveli i stresit varion nga personi në person, kërkuesit kanë ndarë një grup vullnetarësh në 18 nëngrupe, sipas etnisë, seksit dhe shkallës së edukimit. Më pas kanë marrë në konsideratë faktorë të lidhur me vendin e punës (përfshirë oraret, turnet, çekuilibrin familje-punë, mungesën e një sigurie, shkarkimet e papritura) dhe i kanë vënë në raport me të dhënat mbi vdekshmërinë vjetore dhe jetëgjatësinë.

Duke analizuar rezultatet, studiuesit kuptuan se ata që e përjetojnë më shumë stresin dhe përfundojnë në vende pune pak të rekomandueshme, janë ata që kanë marrë një nivel edukimi të ulët.

Sipas një studimi të mëparshëm, meshkujt dhe femrat me më pak se 12 vjet studime në shpatulla, kishin të njëjtën jetëgjatësi, sa edhe një i rritur i lindur në vitet ’50 ose ’60.

Por rol të rëndësishëm luajnë edhe komponentët e tjerë: pasiguria, shkarkimet e shpeshta apo periudhat e ngërçit në kërkim të një pune të re, më shumë se gjithçka shkurtojnë jetën.

Si për meshkujt ashtu edhe për femrat, moskontrolli mbi jetën e vet profesionale paraqet pengesën më të madhe.

Ato që e “vrasin” gjininë femërore, janë sidomos turnet e lodhshme, ndërkohë që gjinia mashkullore trembet më shumë nga klima e pasigurisë së përgjithshme.

“Është i nevojshëm krijimi i ambienteve më të ‘shëndetshme’ në punë, sidomos për nëpunësit me një nivel të ulët edukimi. Për fat shumë nga këto probleme, përfshirë turnet dhe orët e gjata në zyrë, puna e papaguar, mund të zgjidhen thjesht duke modifikuar politikat në zyra”, kështu shkruhet në një artikull të “Washington Post”, “Your job is literally killing you” (Puna juaj, me plot gojën, po ju vret) dedikuar studimit.

Ekspertët  nga ana e tyre japin disa këshilla për t’i evituar pasojat e stresit në punë. Disa nga këshillat janë: krjimi i marrëdhënieve të mira me shefat e koleget, disa minuta pushim dhe tregimi i barsaletave në punë.

Por edhe që të kujdeseni për zyrën apo për vendin e punës si për dhomën tuaj të gjumit. Të dobishme do të ishin vazot me lule ngjyrë të kuqe, e cila është shumë energjike.

SHKARKO APP