Studim – Mishi i shpendëve mund të shkaktojë infeksione urinare

Mishi i pulës apo i shpendëve të tjera mund të jenë një ndër shkaqet kryesore që shkaktojnë infeksione urinare, të njohur si sëmundja UTI.

Një studim nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley dhe qendrat e ShBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka arritur të analizojë disa mostra të mishit dhe të pacientëve me UTI. Pas kësaj kanë zbuluar se shumica e baktereve që shkaktojnë infeksione urinare gjendet te mishi i shpendëve.

Interesi i tyre për këtë studim u nxit nga një hulumtim i mëparshëm i Berkeley për një sugjerim në lidhje me disa raste të baktereve E.Coli që jetojnë në zorrët e njerëzve dhe kafshëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumica e tyre janë të padëshme por disa lloje të E.Coli shkaktojnë infeksione, të cilat nëse nuk kurohen mund të sjellin dëmtim të veshkave ose vdekjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kur krahasuam shenjat e gishtave të shprendëve me E.Coli dhe rastet e njerëzve të prekur nga UTI, gjetëm një mbivendoje të genotipeve,” – tha autori i studimit, Dr. Lee Riley.

Një nga këshillat e studiuesve kishte të bënte me mënyrën e gatimit të shpendëve, të cilët nëse nuk janë të pjekur mirë mund të rrisin rreziqet për tu infektuar me bakterin E.Coli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?