Studimet e fundit: Peshku të mbron nga depresioni!

 

Sa më shumë peshk të hani, aq më mirë ju bën për shëndetin dhe më mirë do të ndiheni edhe nga ana mendore.

I tillë është rezultati i  një studimi të fundit, publikuar  nga ‘’Time Magazine”. 

Studiuesit kanë kryer 26 studime  përgjatë viteve 2001-2014 dhe kanë parë efektin e peshkut në organizmin e njeriut.

Pas vëzhgimit të 150.278 mijë njerëzve, ata kanë dalë në përfundimin se ngrënia e peshkut e redukton deri në 17 %  riskun e prekjes nga depresioni.

Eksperti Dr. Majid Fotuhi mbi studimin tregon se kjo lidhet me Omega-3, acidet yndyrore që gjenden tek peshku. Aftësia e Omega-3 është të reduktojë pezmatimin dhe të shtojë rrjedhjen e e gjakut. Kjo ndikon automatikisht në uljen e depresionit për njerëzit që vuajnë nga ky fenomen i përhapur vitet e fundit.

SHKARKO APP